Ish-kryeministri Sali Berisha vijon denoncimet dixhitale përmes profilit të tij në Facebook. I radhës ka të bëjë me shqetësimin sipas tij, të një turisti dixhital, i cili denoncon disa shefa policie që po përdorin makinat e shtetit për të bërë pushime në Drimadhë.

STATUSI I PLOTË
Turisti dixhital denoncon:
Përdorimin e makinave gjatë vakancave nga zyrtarët e lartë të policisë! sb
“Përshëndetje Doktor!
Uroj të jeni mirë!
Jam në Drimadhë ku shoh “shefat” e policisë së pushtetit që përdorin makinat e shtetit për pushimet personale. Ju lutem ta publikoni këtë abuzim, do t’ju lutesha anonimisht se ça nuk presim nga këta…
Ju përshëndes përzemërsisht!”