Dy të burgosur shqiptarë kanë mundur të arratisen nga kompleksi i ri i burgut në komunën e Civitavecchia-s në provincën e Romës.

Policia e burgjeve ka informuar për mediat se dy të burgosurit shqiptarë janë arratisur nga zona e ajrimit duke kapërcyer murin rrethues.

Menjëherë mediat italianë publikuan fotot e dy të arratisurve me shpresën se qytetarët do t’i denoncojnë nëse i gjejnë.

Ata janë Lekë Luca 42 vjeç dhe Roland Dajlani 33 vjeç, personat që shikoni në foton më poshtë.

Sipas policisë së burgjeve, arratisja e tyre është sinjalizuar menjëherë nga sistemi i alarmit.

Policia ka nisur kërkimet në të gjithë territorin italian dhe me ndihmën e një helikopteri.