Një person i aramatosur me pistoletë ka grabitur një pikë karburanti te Shkëmbi i Kavajës.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, ngjarja është shënuar rreth orës 05:40 të mëngjesit të kësaj të diele, te Shkëmbi i Kavajës në një pikë karburanti që ndodhet në autostradë, raporton “DurrësLajm”.

Policia thotë se ka qenë një person me kapele në kokë, i cili ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë, rojën e karburantit shtetasin V. P. 37 vjeç dhe i ka marë xhiron ditore. Bëhet fjalë për një shumë prej rreth 10.000 lekësh të rinj.

Autori pasi ka marrë paratë është larguar, dhe fatmirësisht nuk kanë mbetur persona të lënduar. Ka nisur puna për identifikimin e kapjen e autorit.