Kur na ndajnë vetëm dy ditë nga ultimatumi që bashkia e Durrësit u ka dhënë operatorëve turistikë për të përmbushur standardet e sigurisë në plazhe, kryetari i shoqatës së Hoteleri Turizmit në vendin tonë, Eduart Xhepa bën thirrje të merren masa urgjente për ngritjen e kullave të vrojtimit dhe të pajisen me roje bregdetare.
Gjatë një prononcimi për mediat, Xhepa kërkoi ngritjen e infrastrukturës së nevojshme për sigurinë në plazhe, duke u pajisur me roje bregdetare. Xhepa shton se duhet të jenë subjektet që operojnë përgjatë vijës bregdetare ato që duhet të krijojnë infrastrukturën përgjatë vijës bregdetare.
Përgjatë vijës bregdetare të Durrësit nga Gjiri i Lalzit deri te Përroi i Agait, e cila menaxhohet nga bashkia e Durrësit, i vetmi plazh me standarde sigurie është nën administrimin e tij. Pushuesit që po pushojnë në plazhin e quajtur ‘Brryli’ në Durrës ndihen të sigurt nga infrastruktura e krijuar për sigurinë.
Ditën e hënë është afati i fundit i përcaktuar nga bashkia e Durrësit për ngritjen e infrastrukturës së përgjithshme sa i përket sigurisë në plazhe. Plazhet që ditën e hënë nuk kanë ngritur kullat e vrojtimit dhe nuk janë pajisur me roje bregdetare, në datën një gusht do t’iu hiqet licenca.
Ndjekim prononcimin:
K.H.





