Ajo është padyshim ndër vajzat më seksi në ekranin tonë. Flasim për Ilda Bejlerin, e cila këtë verë ka ardhur më e nxehtë se kurrë. Në intervistën e saj për “Bluetooth”, moderatorja ka rrëfyer për planet që ka për verën si dhe surprizat që presim në shtator. Sa i përket jetës private, vështirë se mund të marrim vesh diçka. Bukuroshja shprehet se jetën sentimentale do ta mbajë sa më larg publikut. Megjithatë, për lexuesit tanë ajo ka zbuluar një detaj, i dashuri saj nuk ka pse të jetë futbollist, mund të ketë çfarëdolloj profesioni.
Si ka qenë ky sezon për Ildën?
Ky sezon ka qenë shumë i bukur dhe intensiv, vërtet që kam pasur shumë punë dhe gjatë gjithë kohës kam qenë në aktivitet, por gjithsesi në fund të sezonit, gjithmonë ndjej pak nostalgji për çdo gjë që kam lënë pas, sepse kam dhuruar shumë dashuri në çdo punë që kam marrë përsipër.
Je lodhur, apo e ke shijuar më shumë?
Të dyja bashkë, janë të lidhura ngushtë, lodhja dhe shijimi i diçkaje. Mua gjërat që më lodhin më pëlqejnë gjithmonë më shumë.
Ke menduar ndonjëherë të heqësh dorë nga sporti dhe t’i dedikohesh një tjetër formati?
Asnjëherë. Sigurisht që herë pas here provoj të dal nga formati i sportit dhe të provoj diçka të re, por gjithmonë duke mos lënë dashurinë time për sportin mënjanë. Sporti për mua do të thotë shumë, nuk mund ta braktisja ndonjëherë totalisht.


Sa janë shtuar “rivalet” për Ildën?
(Qesh), rivalë të heshtur, nuk e di nëse ka të tillë pasi nuk di të kem ndonjë. Unë mundohem gjithmonë të eci përpara dhe të mos merrem me gjëra që nuk më përkasin. Ndoshta edhe ka, por edhe kjo nuk është diçka e keqe, pasi konkurrenca e rrit standardin. Më pëlqejnë sfidat, jo më kot kam drejtuar më parë edhe një format të tillë, “Sfida”.
Ku do të të shikojmë në shtator?
Në shtator do të më shihni si gjithmonë në “Digitalb”, me emisionin tim, me spotet e reja, me eksperienca të reja. Madje, ju siguroj se në shtator do të kem një surprizë për publikun, e cila nuk ka lidhje me sportin, por që për mua ka qenë diçka shumë speciale, nga ato projekte që i kam ëndërruar gjithmonë. Duhet të prisni pak.

Si do të jenë pushimet për ty këtë verë?
Pushimet do të jenë mikse, me shoqërinë dhe me familjen. Në Shqipëri dhe jashtë vendit. Kam vendosur të lëviz shumë, të shikoj vende të bukura.
Më shumë det, apo më shumë relaks?
Të dyja bashkë, jam njeri që e pëlqej shumë detin dhe ku ka det, ka edhe relaks për mua.
Kemi parë foto të nxehta nga ju këtë verë, çfarë duhet të presim tjetër?
Këtë verë po e shijoj shumë dhe po udhëtoj gjithë kohën, mendoj që e meritoj të pushoj pas një viti të të ngjeshur dhe plot aktivitet. Përveç fotove, duhet të prisni edhe sezonin e ri për surprizat.


Një nga sex-simbolet shqiptare, por gjithmonë pa praninë e një mashkulli, përse kjo zgjedhje?
Në momentin që do vendos ta bëj publike, atëherë do më shihni në praninë e një mashkulli. Preferoj që jetën time ta mbaj private.
Një gazetare sportive a duhet të ketë një të dashur futbollist?
Jo, i dashuri im mund të ketë edhe profesion tjetër, nuk është kusht të jetë futbollist.