Hungaria ngjyroset me të kuqe.Meritë e makinave Ferrari të Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen që këtë të Diel do të nisen nga radha e parë në Cmimin e Madh të Hungarisë. Gjermani, që arriti pole position e 48 të karrierësm ishte këtë herë perfekt që nga tentativa e parë e sesionit të tretë të provave zyrtare, kur ndali kronometrin në 1’26”276, kohe e mrekullueshme që u kthye në një barrierë të pakalueshme për gjithë të tjerët, e madje edhe për vetë atë, që në tentativën e dytë mbeti dy të mijtat e sekondës më pas.Për të konfirmuar formën e mirë të makinës SF70-H në të njëjtën pistë koha e dytë më e mirë ishte ajo e Raikkonen.
Dicka thelbësore për sa i përket ecurisë së Cmimit të Madh të Hungarisë në mënyrë që pilotët e Ferrarit të tentojnë të arratisen në një pistë ku dihet, parakalimet janë të komplikuara.Nuk mund të bënin më tepër pilotët e Mercedes që këtë herë do të nisen nga radha e dytës me Valtteri Bottas që edhe këtë herë bëri më mirë se Lewis Hamilton duke i rrëmbyer vendin e tretë. Në radhën e tretë do të jenë makinat Red Bull të Max Verstappen dhe Daniel Ricciardo. U rendit i 7-ti ndërkohë për që do të penalizohet me 5 vende për ndryshimin e kutisë së marsheve Nico Hulkenberg me Renault.