Tre vjet më parë, Aurela Gaçe bëri një postim në rrjete sociale në kuadër të fushatës kundër kancerit të gjirit, për sensibilizimin e grave për të bërë kontrolle të vazhdueshme.

Sërish postimi i saj është kthyer në qëndër të vëmëndjes gjatë ditëve të fundit me qëllim, siç shkruan Aurela, për të fituar disa klikime më shumë.

E revoltuar, këngëtarja kërkon që ky lloj abuzimi, që luan me jetën e njerzve duhet të marrë fund menjëherë.

Krahas tyre, Aurela shkroi:

“Deri ku mund të shkojë ‘gatimi’ i një titulli?

Në 2018, kam bërë një postim ku u kam bërë thirrje grave e nënave të bëjnë kontrollet e gjirit, e këtë e kam bërë duke treguar edhe që edhe unë bëj kontrollet, se kam frikërat e mia ,si secili nga ne, se kam familje, se dua të jetoj si të gjithë, e të qenit këngëtare nuk më jep asnjë imunitet mbrojtjeje nga sëmundjet që mund të kapë secilin në planet.

Tani, ky lajm përsëritet, në 2021, duke e bërë titullin fiks kështu siç e shikoni, që të gjenerojë disa klikime në portalet e këtyre që arrijnë e luajnë edhe deri me shëndetin.

Më morën miq në telefon. Më pyesnin nëse isha mirë.

S’po e kuptoja. Pastaj më dërguan shkrimet.

E lashë të shkonte. Ndërkohë, miq, qoftë edhe njerëz dashamirës, më ndalojnë në rrugë e më shprehin keqardhjen për lajmin e lexuar, sepse sigurisht, automatikisht, lexojnë titullin, mendojnë të keqen.