Rama ka zgjedhur pikërisht përshëndetjen e mëngjesit për të njoftuar edhe lajmin e mirë për Mikaelën se Bashkia do t’i paguajë qiranë dhe një pagesë për 3 muaj, deri sa nëna e saj të bëhet mirë dhe më pas do të punësohet.

“MIRËMËNGJES 
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë foto të Mikaelës 7-vjeçare, që me një letër të jashtëzakonshme më tregoi për vështirësitë që ajo dhe nëna e saj e sëmurë po kalonin. Mikaela e vogël mori dje lajmin e bukur të mbështetjes së plotë për qiranë e shtëpisë nga Bashkia, bashkë me sigurimin e një pagese për familjen për 3 muaj. Ndërkohë që nënës së Mikaelës do t’i ofrohet mundësia e punësimit sapo të bëhet mirë ”
, shkruan Rama.