Deputetja demokrate e Durrësit, Fatbardha Kadiu ka reaguar përmes një statusi në Facebook, një ditë pasi kryeministri Rama kërkoi dorëheqjen e të gjithë drejtuesve të Hipotekave në vend dhe atyre të Hetimit Tatimor.

Sipas Kadiut, “dorëheqja është akt i cili kryet ‘kur individi pranon humbjen’ ose kur ‘individi e ka të pamundur të vazhdoj detyrën për arsye objektive’".

Për deputeten demokrate nuk do të jetë e largët dita kur “kryeministri do të kërkojë dorëheqjen e vet për t’u vetëshpallur monark…..”