227 bimë narkotike janë asgjësuar me djegie në qytetin e Krujës pas monitorimit nga ajri dhe toka. Monitorimi në të cilin u angazhuan 30 forca policie, u krye nga Efektivët e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Interforcën Italiane.
Gjatë monitorimit dhe kontrollit të territorit nga ajri dhe toka në fshatin Shkretë, Njësia Administrative Cudhi u konstatuan 227 bimë narkotike të dyshuara të llojit Kanabis Sativa.
Bimët e konstatuara janë filmuar dhe fotografuar, ku edhe u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë bërë të mundur identifkimin e një shtetasi të dyshuar si kultivuesi bimëve narkotike.
Ndërkohë vijon puna për identifkimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Operacioni i monitorim – kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, do vijojë edhe në ditët në vazhdim nga ajri dhe toka.





