Policia financiare e Komos i ka dhënë fund hetimeve të operacionit “Old Passion” i nisur më dhjetor të 2015-s i cili ka çuar në arrestimin e 4 personave, 2 prej të cilëve shqiptarë dhe 2 italianë me akuzën e trafikut të drogës mes Zvicrës e Italisë.

Personat e arrestuar janë 2 vëllezërit shqiptarë C.N. 25 vjeç dhe  C.M. 35 vjeç si dhe dy italianët S.S. dhe  M.D., banues në territorin e Komos.

Falë përgjimeve telefonike ky operacion ka çuar në sekuestrimin e 7.3 kg marijuanë, 100 gramë kokainë, para cash dhe 4 automjete të përdorura për transportimin e drogës.