Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shkarkoi sot nga detyra 3 zyrtarë të bashkisë të cilët vijnë nga radhët e LSI.

Burime nga bashkia bëjnë me dije se është shkarkuar nga detyra drejtori i Ndërmarrjes numër 3 të kryeqytetit Artjon Caushllari, administratori i Njësisë Farkë Mateo Shaba, si dhe drejtoresha e qendrës sociale në Shkozë Kajame Sinani.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e shkarkimit të këtyre 3 zyrtarëve, por vendimi vjen pasi LSI u distancua publikisht nga vendimi i dy këshilltarëve të saj për të votuar pro rritjes së çmimit të ujit të pijshëm. /BW