Prej disa ditësh, në Shijak e Durrës, viktimat e dhunës në familje janë burra.

Si të mos mjaftonin dy rastet e dhunimit të dy burrave në Shijak nga gratë e tyre, një rast i ngjashëm është regjistruar në Durrës.

Një 21-vjeçare ka dhunuar bashkëshortin e saj 33-vjeçar nga Durrësi. Dhuna e pësuar nga bashkëshortja 12 vite më e re e ka detyruar 33-vjeçarin L.S. t’i drejtohet policisë për ndihmë.

Mësohet se për 33-vjeçarin është plotësuar kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij, shtetasja K.S. akuzohet për “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes është plotësuar nga policia e Durrësit edhe për një 29-vjeçare, shtetasen A.K. e cila është dhunuar nga bashkëshorti i saj M.K., 34 vjeç.