Në një njoftim për shtyp, ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve Durrës njofton se për shkak të punimeve që po kryen OSHEE në nënstacionin e Fushë Krujës gjatë ditës së sotme, qyteti i Shijakut dhe fshatrat përreth do të kenë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm. 

UKD bën të ditur se OSHEE ka nisur remontin që ditën e djeshme dhe nuk ka përfunduar akoma punimet. Për këtë arsye stacioni i pompave në Fushë Krujë nuk mund të vihet në punë. UKD kërkon mirëkuptimin e qytetarëve.