Më 18 qershor të vitit që lamë pas, çifti Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi u bënë prindër për herë të parë. Çifti i vendosi princeshës emrin Emi dhe përgjatë kësaj periudhe , ata kanë ndarë shumë foto ne rrjetet e tyre sociale bashkë me vajzën.
Së fundmi Jonida ka qenë e ftuar në emisionin “E Ardhmja është vajzë” dhe ka rrëfyer momentin më të lumtur por dhe me të vështirë, përsa i përket ardhjes në jetë të vajzës.
“Në momentin që Emi po tentonte të vinte në këtë botë dhe unë mes gjithë vështirësive për ta ndihmuar dëgjoj që doktoresha ime tha që Emit i ishte lidhur kordoni. Ishte e vështirë të dilte sepse ishte kordoni që e tërhiqte sërish dhe mbaj mend që doktoresha më thoshte se është gjithçka në dorën tënde”.
Në kokën time non stop qarkullonte vetëm ideja a do të mundem. Aty kam kuptuar se çfarë do të thotë që jeta jote është më e parëndësishme. Por ja dola dhe kur e kam dëgjuar të qajë, të paktën ajo që kemi ne në dorë të bëjmë maksimumin. Thjesht na ngelet të shpëtojmë një njeri me aq sa mundemi. Kur e shoh tani jam njeriu më i lumtur në botë.”, rrëfeu mes lotësh Jonida.





