Rreth orës 03:00 të ditës së sotme është larguar nga banesa, lagja nr.13, shtetasi Zenulla Pula, 76 vjeç, banues në Tiranë. Pula kishte ardhur me pushime me familjen në Durrës.

Nga deklarimet e familjarëve mësohet se shtetasi në fjalë vuan nga skleroza.

Sipas policisë, ai është rreth 176 cm i gjatë dhe në momentin e largimit ka pasur të veshur një këmishë ngjyrë të bardhë me vija blu, pantallona ngjyrë kafe me viza të zeza, një palë këpucë dhe në kokë mban një kapele ngjyrë të bardhë.

Ai çalon pak në këmbën e djathtë dhe mban syze optike.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e çdo qytetari që e identifikon shtetasin e mësipërm të kontaktojnë në numrin 0694110217.