Gjatë 24 orëve të fundit Polica e Shtetit ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e 31 personeve. Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale, dhe policia njofton se po zbaton planin “e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafiqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 79 persona.

Forca të shumta policie që ndalonin automjetet për kontrolle të imtësishme u panë mbrëmë dhe në Durrës, ku postblloqet e policisë kalonin në sitë automjetet që hynin dhe dilnin nga qyteti bregdetar.

NJOFTIMI I POLICISË:

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24 orëve.

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafiqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 31 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 8 drejtues mjetesh.

4 persona për veprën penale “Vjedhja”,

1 person OSHEE,

6 persona në kërkim,

1 person për vepren penale “Kalim kufiri në mënyrë të paligjshme”

3 persona për vepren penale “Dhunë në familje”

1 person për veprën penale “Falsifikimi”

1 person për veprën penale” Shktatërrimi i pronës me zjarr”

1 person për veprën penale “Shkatërrim i pronës me mjete të tjera”

1 person për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”

Nga kontrollet e ushtruara nga struktuarat e Drejtorive vendore janë kapur 4 për narkotikët.

Janë sekuestruar:

rreth 15 kg lëndë narkotike Cannabis Ativa dhe 1500 fidanë bimë narkotike Cannabis sativa,

3 armë zjarri, 1 krehër me 50 fishekë,

1 armë e ftohtë (thikë).

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 79 persona.

Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.