Pronari i një lokali në zonën e Plazhit në Durrës ka përtfunduar në prangat e specialistëve të Krimeve, pasi akuzohet se vidhte energji në biznesin e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit të OSHEE-së në lokalin në lagjen nr.13 në pronësi të shtetasit A. Rr. 49 vjeç, banues në Durrës, u konstatua lidhje e paligjshme e  energjisë elektrike.

Pas kësaj, uniformat blu e arrestuan nën akuzën e “Vjedhjes së energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.