Presidenti i ri Ilir Meta gjatë ceremonisë së betimit, si në Kuvend ashtu edhe në ceremoninë e mbajtur në Presidencë, nuk shoqërohej nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, po nga tre fëmijët.

Monika Kryemadhi, ndonëse prezente në të dyja ceremonitë, ka qëndruar larg Metës si kreu i shtetit shqiptar, duke ruajtur në këtë mënyrë pozicionin si kryetare e LSI-së.

Në video shfaqet momenti kur Meta pret me radhë të ftuarit dhe mes tyre ishte edhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi.