Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në hyrje të Durrësit.

Një automjet ka përplasur një burrë që po lëvizte me biçikletë.

Siç shihet edhe në fotot që sjell DurrësLajm nga vendngjarja, në vendin e aksidentit ndodhet policia e cila po kryen veprimet e para hetimore.

Nga informacionet paraprake mësohet se personi me biçikletë ka mbetur i plagosur rëndë dhe është shoqëruar me urgjencë në spitalin e qytetit.

Nuk bëhet ende i ditur identiteti i tij.