Lajmi i turistes adoleshente ruse, e cila humbi jetën në Ksamil si pasojë e goditjes nga një motor uji bëri disa ditë më parë xhiron në të gjitha mediat. Po pavarësisht se është folur shumë për këtë problem shqetësues të konstatuar në plazhet tona, situata vijon të mbetet e njëjtë.

Në një video të publikuar nga portali JOQ, shihet qartë se në plazhin e Sektorit Rinia në Durrës, motorët e ujit lëvizin shumë pranë njerëzve.

"Jam një djalë 17- vjeçar nga Fushë-Kruja, po bëj plazh në Sektorin Rinia pa shkuar në Gjirin e Lalëzit dhe ajo që më bëri përshtypje është se motorët e ujit lëvizin ngjitur me njerëzit. Për shkak të tyre po humbasin jetën turistë të huaj dhe shqiptar. Aq shpejt lëviz ai djali, kam frikë të hyjë në det",- ka shkruar djali për JOQ.al.

Autoritetet duhet të marrin masa para se ndonjë viktimë tjetër të regjistrohet nga personat e papërgjegjshëm që i drejtojnë motorët e ujit (shih videon këtu).