Policia e Durrësit ka çuar për ndjekje penale në Prokurori tre shtetas të akuzuar për protestë të paligjshme dhe bllokim rruge.

Një ditë më parë, rreth 200 banorë të kodër Arapajt protestuan kundër vendosjes së blloqeve të betonit në kryqëzimet e bllokuara në Unazën e plazhit.

Sipas policisë, ka nisur procedimi penal “për shtetasit A.B., A.T. dhe F.L. vjeç 29, 23 dhe 48, banues në Durrës, sepse me një grup personash kanë bllokuar rrugën në aksin rrugor Plepa-Mbikalimi i Shkozetit, me qëllim për heqjen e blloqeve të betonit në kryqëzimet e bllokuara”.