Efektivët e Policisë Rrugore në Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Besnik Arriku 31 vjeç, banues në Tiranë.

Në njoftimin e policisë thuhet se "më datë 21.07.2017, në lagjen Nr.1 Durrës është kapur nga Shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin Golf 3 nën ndikimin e alkoolit në masën 1.06 mg/litër."

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.