Blerim Sheshi, një shqiptar 34-vjeçar u arrestua nga policia italiane pasi akuzohet për vjedhjen e një sërë vilash në shtetin fqinj.

I arrestuari ishte pjesë e një bande shqiptarësh që kryenin vjedhjet, ku anëtarë ishin edhe Eduart Kaca 30 vjeç dhe Brendon Balla 22 vjeç. 

Blerim Shehi ishte arrestuar më herët bashkë me anëtarët e bandës dhe ishte lënë në arrest shtëpie me Brendon Ballën. Vetëm Eduart Kaca si kreu i bandës së hajdutëve, ndodhej në burg.

Shehi kishte thyer arrestin e shtëpisë duke u arratisur nga banesa me një makinë të vjedhur. Dhe sërish i është rikthyer grabitjeve, të cilat realizoheshin nën kërcënimin e armës. 

Gjatë muajit korrik, ai ka vjedhur banesën e një 51-vjeçari në provincën e Livornos, ku kishte marrë 500 Euro dhe një makinë Suzuki.

Blerim Shehi u arrestua sërish nga policia.