Një shtetase gjermane, është shpallur në kërkim nga blutë e Durrësit. Gruaja me inicialet M.M., 55 vjeçe, e cila është pronare e një qendre estetike në qytetin e Durrësit është kallëzuar në polici nga ekonomistja e biznesit të saj.
Sipas informacioneve nga policia, shtetasja D.N., 40 vjeçe, e akuzon gjermanen se i ka marrë nje sasi eurosh për shërbime estetike dhe për disa muaj nuk ka paguar punonjësit.
Ndërkohë që po punohet për kapjen e saj, çështja i ka kaluar Prokurorisë.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetases gjermane M.M, vjeç 55, me banim të përkohshëm në Durrës, përfaqësuese e nje subjekti estetik pasi dyshohet se, shtetasja D.N, vjeç 40 banuese në Durrës, ekonomiste e subjektit, ka bërë kallëzim ndaj saj, se i ka marrë nje sasi eurosh për shërbime estetike dhe për disa muaj nuk ka paguar punonjësit. Nenet 143 dhe 180 të Kodit Penal.”





