OSHEE Fier në bashkëpunim me Task Forcën dhe Policine e Shtetit kanë vijuar kontrollet për debitorët dhe për vjedhësit e energjisë elektrike.

Nga hetimet dhe procesverbalet pas kontrollit, disa abonentë kanë përfunduar në polici nga kallëzimi i bërë nga OSHEE me motivacionin e ndërhyrjes në sistemin matës dhe vjedhjes së energjisë permes lidhjes direkt te linja (me krraba ose me grepa).

Konkretisht, personat e proceduar ne polici janë:

Xhelal B., nga Ballshi, vjedhje përmes aparatit matës

Gëzim D., Themi Z. dhe Sofie H., nga Fieri, vjedhje të energjisë përmes aparatit matës.

Të tjerë abonentë janë kallëzuar në Prokurori, si:

Stavri B., Arben G., Sami B. dhe Qani B. (dy të fundit nga Hekali);

Enver A. fshati Ferras, vjedhje me ganxha;

Zini B., ndërhyrje në matës, fshati Lavdan;

Nazmi H., vjedhje me matës;

Ylli Y., vjedhje me grep, fshati Lapulec.

Të 12 abonentët e lartpërmendur akuzohen për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.