Ilir Meta është larguar përfundimisht nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Burime nga LSI-ja kanë bërë të ditur se mbrëmjen e sotme, Meta ka vizituar për herë të fundit selinë.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Brahimllari ka konfirmuar për se ish-themeluesi dhe ish-kryetari Ilir Meta e ka dorëzuar teserën e LSI-së, për të paktën 5 vitet e ardhshme.

Meta ka takuar të pranishmit dhe u ka uruar suksese në rrugën që kanë nisur.

Ilir Meta, ditën e hënë, betohet si president i Shqipërisë. /Syri.net