Një pushues nga Kosova ka humbur jetën pasditen e sotme, në tentativë për të shpëtuar bashkëshorten që rrezikonte të mbytej.

Policia e Shkodrës bën të ditur se shtetasi që ka humbur jetën është 35-vjeçari F.H.

Njoftimi i Policisë

Informacion Paraprak

Më datë 20.07.2017, rreth orës 16:15, në Plazh Velipoj, kemi marrë njoftim se aksidentalisht është mbytur në ujë shtetasi F. H. 35 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.

Nga deklarimet paraprake, është bërë me dije se shtetasi F. H. ka hyrë në ujë për të shpëtuar bashkëshorten, por ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor në vendngjarje ku po kryejn veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.