Në këto ditë të nxehta vere duket se po marrin formë edhe komisionet që janë ngritur në kuadër të ligjit të vettingut.
Ditën e sotme zbulohet se kush do jetë personi që do të drejtojë Komisionin e Kualifikimit.
Genta Bungo është zgjedhur në krye të këtij komisioni, ndërsa në garë me të kanë qenë Alma Vokopola dhe Olsi Komici.
Bungo ka qenë sekretare e përgjithshme e Dhomës së Përmbaruesve privatë.





