Gjashtë pushues në Sarandë kanë rrezikuar jetën teksa po lundronin në det, për shkak se skafi në të cilin ata ndodheshin ka pësuar një defekt në motorë.

Ngjarja ka ndodhur te “Kepi i Mërtesës” në Ksamil dhe sapo kanë sinjalizuar policinë kufitare për rrezikun që po u kanosej, këta të fundit kanë dërguar dy patrulla në ndihmë të pushuesve.

Nga hetimet paraprake rezulton se motoskafi në pronësi të shtetasit me inicialet B.S., kishte pësuar defekt në motorë.

Mësohet se të gjashtë personat që ndodheshin në skaf, janë në gjendje të mirë shëndetësore.