Dy fëmijë 12-vjeçarë kanë rënë nga ura teksa udhëtonin me biçikletë. Ngjarja ka ndodhur në Urën e vjetër të Uzinës në qytetin e Kukësit.

Mësohet se dy të miturit udhëtonin me të njëjtën biçikletë dhe kanë rrëshkitur nga pakujdesia e kanë rënë në lumë.

Fëmijët janë transportuar me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërkohë mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.