Një fëmijë 14-vjeçar i denoncuar nga prindërit se ishte larguar nga shtëpia duke i vënë ata në alarm, është rikthyer sot në shtëpi shëndoshë e mirë.
Policia bën me dije se sot rreth orës 02:00 të mëngjesit, ka bërë kallëzim shtetasi R.R. 48 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 19.07.2017, rreth orës 17:00, i është larguar nga banesa djali tij i mitur me iniciale E.R. 14 vjeç.
Ndërkohë që uniformat blu nisën punën për gjetjen e tij, ai u rikthye vetë në banesë sot paradite.
Policia e Durrësit njofton se 14-vjeçari është kthyer në banesë rreth orës 10:00 të mëngjesit. Ndërkohë, pritet marrja e tij në pyetje se ku ka qenë dhe çfarë ka bërë gjatë këtyre 17 orëve.





