Deputetët e zgjedhur të Partisë Socialiste në qarkun Durrës, Rolant Xhelilaj dhe Klodiana Spahiu, në vijim të turit “Bashkëqeverisja me njerëzit”, zhvilluan një bashkëbisedim me banorët e Rajonit numër 3.

Në fjalën e saj, deputetja Spahiu tha se dëgjesat publike me qytetarët janë fillimi i mandatit të ri qeverisës i cili, tha Spahiu, do të jetë një mandat që do të drejtohet nga qytetarët. “Këto dëgjesa publike, të cilat janë iniciuar nga kryeministri i vendit, kanë një rol shumë të rëndësishëm, dhe janë fillimi i një pune katër vjeçare që do të jetë mandati ynë i ardhshëm, mandat që do të drejtohet nga qytetarët”, u shpreh Spahiu.

Ndërkohë, deputeti Xhelilaj siguroi banorët se mbështetja e deputetëve të qarkut Durrës do të jetë e plotë për të gjithë qytetarët. “Duke ju falënderuar për rezultatin që arritëm ne ju garantojmë që mbështetjen tonë do ta kenë të plotë siç besoj që dhe mbështetjen tuaj do ta kemi të tillë që të bëjmë gjithmonë më të mirën për të gjithë bashkë”, deklaroi Xhelilaj.

Nga ana e tyre, banorët e Rajonit numër 3, shprehën shqetësimet dhe sugjerimet e tyre përsa i përket problematikave që i shqetësojnë teksa kërkuan që kjo mënyrë komunikimi të vijojë edhe në të ardhmen.