Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës bënë të mundur ndalimin e një 30-vjeçareje në kërkim për vjedhje.
E ndaluara është Emanuela Isufi 30 vjeçe, banuese në Tiranë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





