Një 23-vjeçar nga Lushnja i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Policia sqaron se rreth orës 02:05 të mëngjesit të sotëm, është gjetur nga familjarët i vetëvarur në një pemë në kopshtin e banesës, shtetasi A.A., 23 vjeç, banues në fshatin Zgjanë, Lushnjë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.