Një person i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Bëhet fjalë për biznesmenin Shefik Bora, 54 vjeç, i njohur si pronar i një bar restoranti në afërsi të parkut “Rinia” në Elbasan.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21.30 në sheshpushimin e banesës së tij, dhe kanë qenë vetë familjarët që e kanë gjetur 54-vjeçarin të pajetë.
Bora njihej si njeri i qetë i komunikueshëm në rrethin shoqëror dhe ende nuk dihen shkaqet që e çuan në këtë akt fatal për jetën.
Policia vijon punën për zbardhjen e shkaqeve që çuan në këtë vetëflijim.





