Makina e një femre ka marrë flakë në ecje e sipër këtë të mërkurë në Tiranë. Policia njofton se rreth orës 21:42, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë, se në rrugën “Muhamet Deliu”, ka marrë flakë një mjet.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe zjarrëfikësja.
Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se mjeti tip “Ford”, me drejtuese shtetasen B.M., në ecje e sipër ka marrë flakë në pjesën e kroskotit, si pasojë është braktisur në rrugë nga drejtuesja dhe nga flakët janë dëmtuar 3 mjete të tjera, 2 mjete të tipit “Benz” dhe 1 mjet i tipit “Ford”.
Grupi hetimor vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.





