Ky që shihni ne foton më poshtë eshte Ermir Bushi, 35 vjeçari shqipar i cili u kap mbrëmjen e së martës nga Policia italiane në flagrancë, duke u bërë gati të vidhte një vilë në zonën e Suello së bashku me dy bashkëpunëtorë të tij.

Dy hajdutët po tentonin të hynin në vilë, por sa panë policët, ia mbathën me vrap. Por nuk u shërbeu edhe pse u futën në një zonë të pyllëzuar.

Pak metra larg vilës policia pa një makinë që po bënte roje, brenda të cilës arrestoi Bushin.

Brenda makinës u gjetën kaçavida, gërshërë, pinca dhe sende të tjera që përdoreshin gjatë vjedhjeve të shtëpive.