Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka urdhëruar hetim disiplinor për gjykatësin Petraq Curri që liroi të ashtuquajturin nga mediat italiane si “zoti i drogës”, Alket Hatija duke rrëzuar Prokurorinë e Durrësit.

Alket Hatija është dënuar me 20 vjet burg për trafik droge në Itali dhe u arrestua pak ditë më parë për arsye ekstradimi drejt Italisë, por u lirua nga gjykata.

KLD caktoi dy inspektorë të kontrollojnë dosjen e Hatiajt, të cilët do të shkojnë në Gjykatën e Durrësit për të kryer hetimet. Në përfundim të këtyre hetimeve do të ketë raport final për inspektorët.

Nisja e hetimit u kërkua nga ministri teknik i Drejtësisë, Gazmend Bardhi. Ne vendimin për lirimin e Hatiajt, gjykatësi Petraq Curri arsyetoi se ai e kishte kryer dënimin në Shqipëri.