Tensione dhe acarime gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me banorë të Vlorës, zonës ku është edhe deputet.

Interesi i qytetarëve për ta falenderuar, por edhe për t’i shprehur shqetësimet kryeministrit Rama ishin të shumta, duke zhvilluar edhe “luftë” për të marrë mikrofonin.

Herë pas here ka ndërhyrë kryeministri Rama për të caktuar ai radhën se kush duhet të fliste.

“Të lutem shumë do ta drejtoj vetë ku do shkojë mikrofoni. Ulu ti, vazhdo zonjë dhe ju lutem me radhë, mos e kapni mikrfonin ashtu se s’ka kuptim. Të flasë zonja”.

“Jepja mikfrofonin zonjës këtu. Me radhë, mos ngrini duart, me radhë. Kaq!”

Kjo situatë ndërprerjesh shoqëroi tërë fjalën e tij, aq sa Rama ka reaguar jo pa ton:

“Jo nuk të fal, s’të fal dot, unë të dëgjova, nuk të fal dot, a është e mundur të vazhdoj, mos na shqetëso”, tha Rama.

Një tjetër banor i kthehet: Po na e hoqe të drejtën e fjalës fare?

“Si jeni kështu, nuk e kuptoj, jemi edhe në televizion na shohin të gjithë, thonë po ça bëhet këtu. E thonë pastaj pse u shpall pavarësia në Vlorë…”, tha Rama.