Më 28 maj, Francesco Totti zhvilloi ndeshjen e fundit si lojtar me fanellën verdhekuq, por kapiteni legjendar nuk u largua asnjëherë nga skuadra. “Ajo jetë si lojtar ka përfunduar për mua. Tani nis për mua një karrierë e re, si drejtues, duke shpresuar që të arrij po aq suksese si ajo që pata në fushë. Më duhet pak kohë për të menduar e reflektuar, për të kuptuar rolin që më përshtatet më shumë. Shpresoj që edhe kjo aventurë e re të jetë po kaq e suksesshme si ajo ajo e lojtarit”, u shpreh Totti për mediat.
“Pjesa e parë e jetës time si futbollist ka përfunduar, tani nis një jetë e re, po aq e rëndësishme. Futbolli është pasioni im, është gjithçka. Tani dua që të jap kontributin tim te Roma si drejtues, duke shfrytëzuar gjithçka kam në mundësinë time për ta bërë Romën sërish të lavdishme”, tha Francesco Totti, që premtoi gadishmëri në çdo moment.
“Do të vihem në dispozicion të Romës 360 gradë, nga sektori i fëmijëve deri te presidenti. Është normale që mund tqë më duhen 1, 2 apo 6 muaj, një apo 2 vite sa të mësoj këtë zanat të ri, për të gjetur pozicionin e duhur dhe që më ëprshtatet më shumë”, tha Totti.