“Range Rover”-in e përmbysur të Arben Ahmetajt në Maqedoni, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e quan një pamje shokuese. “Jetë e dytë pa dyshim”, shkruan Manjani për fatin që pati Ahmetaj në aksident.

Por ajo që e ka shqetësuar ish-ministrin e LSI-së në këtë histori, kanë qenë dyshimet që janë hedhur në lidhje me aksidentin dhe lajmet për ngjarjen.

“Kulmi është te lajmet çnjerëzore që emetohen këtu. “Me kë ishte në makinë Beni”? “Makina ishte pa siguracion”!!! “Shkaku nuk ishte lagështira”!!! E të tjera si këto! O zot çfarë kafshërie!Po si nuk shkruajti dikush: të shkuara qofshin; apo lavdi zotit që shpëtuan ata që ishin në atë mjet! Kaq pak njerzillëk paska mbetur?! E gjitha kjo pse në atë mjet ishte Ben Ahmetaj?! Po pse more njeriu duhet urryer kaq shumë? Pse merresh me politikë duhet patjetër të vdesësh në aksident që t’u dhimbsesh lajmeve?! Kulmi!!! Poshtërsi njerëzore! Nuk mund të shkojë urrejtja deri këtu!”, shkruan Manjani, duke i uruar të shkura me shpirt e zemër Arben Ahmetajt dhe të gjithëve që ishin në atë mjet!