Një 30-vjeçar nga Rrashbulli ka rënë në prangat e policisë, i akuzuar se ka dhunuar bashkëshorten e tij.

U arrestua në flagrancë shtetasi V. Neli 30 vjeç. Sipas policisë, Neli ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases F.N. 31 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhunë në familje”.