Ditë më parë televizioni “Top Channel”, zbuloi se janë hapur audicionet për spektaklin e famshëm, që pritet prej disa vitesh, “Big Brother VIP”.
Pasi lajmi u përhap, dy moderatoret më të spikatura për t’a moderuar kanë qenë Arbana Osmani dhe Luana Vjollca.
Për vite me rradhë programi është moderuar nga vetë Arbana, por duke qenë se konkurenca midis moderatoreve si Fjoralba Ponari, Bora Zemani, Luana Vjollcës ka qenë e fortë ndaj është aluduar shumë.
Media të ndryshme kanë lakuar emra të ndryshëm, ndërsa moderatoret akoma nuk kanë dhënë asnjë reagim.
Para disa ditësh, u tha se moderimi i “Big Brother” i është propozuar Arbana Osmanit, e cila ende nuk e kishte pranuar si ofertë.
Burime për “Kryefjala.com” kanë zbuluar se Arbana ka qenë sot në studiot e televizionit ku ka biseduar me vajzat e familjes Hoxha që zoterojnë Top Channel-in dhe është vendosur përfundimisht që Arbana Osmani do të jetë drejtuesja e “Big Brother Albania VIP”, i cili pritet që të nisë transmetimin në tetor të këtij viti.





