Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka dhënë masën e sigurisë ‘burg pa afat’ për shtetasin Asti Mici 57 vjeç, pasi akuzohet se ka vrarë me kosën e barit fqinjin e tij Ludovik Lala 52 vjeç. Autori i dyshuar ka pranuar krimin dhe u shfaq i penduar në seancën gjyqësore.
“Nuk doja ta vrisja, por e bëra në gjaknxehtësi e sipër. U kërkoj falje familjarëve të viktimës”– tha Asti Mici në seancë.
Ngjarja ka ndodhur rreth 4 ditë më parë në fshatin Jubë të Sukthit, kur shtetasi Asti Mici 57 vjeç, për motive të dobëta ka goditur me kosë në pjesën e sipërme të këmbës 52-vjeçarin Ludovik Lala, i cili vdiq në spitalin e Durrësit për shkak të hemorragjisë.
K.H.





