Bojan Markoviç, ish-lojtari i Teutës në gjashtë muajt e fundit, u largua nga durrsakët në merkaton e verës dhe me gjasa do t’i bashkëngjitet skuadrës së Ruh Horzuf në Poloni.

Ky klub më parë është interesuar për Sabien Lilajn dhe Erjon Vucajn, por asnjë prej këtyre mesfushorëve nuk nënshkroi atje. Polakët kanë pasur probleme vjet nga kanë rënë nga Ekstraklasa. Momentalisht e kanë merkaton të bllokuar prej FIFA-s, por prej 15 gushtit do të kenë mundësi të marrin lojtar.

Gjatë kësaj periudhe ata kanë bërë afrime dhe testime. Me ta po stërvitet edhe Bojan Markoviç, që është pëlqyer nga drejtuesit dhe tani pritet të shihet se çfarë do të ndodhë.