Pas Ardit Shehajs, Teuta ka zyrtarizuar një tjetër goditje në merkato. Bëhet fjalë për mesfushorin boshnjak Anel Dediç. 26-vjeçari që sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Vitez në Premier Ligën boshnjake ka firmosur kontratën me “djemtë e detit”, duke nisur kështu një aventurë të re në kampionatit shqiptar.
Në 22 takime me fanellën e Vitez, mesfushori realizoi 4 gola. Futbollisti boshnjak mund të luajë në disa pozicione në repartin e mesfushës, por më i preferuari është ai i fantazistit. Pas largimeve të cilat ishin të shumta në numër, ekipi i Gugash Maganit duket se po merr formë duke afruar lojtarë cilësorë në skuadër.