Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rritjen e sigurisë së qytetarëve mbrëmjen e djeshme kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
- F. Daja, 35 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu filloi procedimi penal në ngarkim të shtetasit:
- B.SH. 32 vjeç, banues në Durrës
Më datë 15.07.2017, në lagjen Nr.3, Durrës gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Golf me drejtues shtetasin B.Sh. dhe pasagjer shtetasin F. Daja, në çantën e krahut të këtij shtetasi u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
• një armë zjarri pistoletë model-54, lloji TT.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar në nenin 278 , 25 të Kodit Penal.





