Paraqitja e Ramës në Trieste me atletete të bardha dhe kostum ka zënë një pjesë të madhe në lajmet dhe diskutimet mediatike. Pasi iu ka kthyer përgjigje komentuesve në faqen e tij në “Faceook”, Edi Rama ka folur për këtë edhe gjatë konferencës për median që ka mbajtur ditën e sotme.

Ai u shpreh se nuk e ka mendjen të merret me njerëz që merren me këto shfaqje, me kohën e Saliut. Sipas Ramës, atje është mbyllur me kohë çështja e lirisë së veshjes, si e drejtë themelore e njeriut. 

Atje është një botë ku njerëzit e kanë mbyllur me kohë çështjen e lirisë së veshjes si e drejtë themelore e njeriut. Unë nuk kam mendjen të merrem me ata që merren me shfaqje të huaja, me kohën e Saliut të vjetër”, u shpreh Rama.