Rreth orës 21:30 të së enjtes, në Maminas, shtetasi E. B., banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip Benz shtë përplasur me një motorçikletë, me drejtues shtetasin E.Xh. 25 vjeç, banues në Karec.

Për pasojë është aksidentuar drejtuesi i motorçikletës dhe pasagjeri në motor, shtetasi Xh.B., 23 vjec, banues në Karec.

Fatkeqësisht, drejtuesi i motorçikletës ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak Tiranë, ndërsa pasagjeri i motorçiketës ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit tip Benz ndodhet në ambientet e Komisariatit, duke u marre ne pyetje per rrethanat ë ngjarjes..

Grupi hetimor po punon për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.